rrebesh zbritës

Një rrymë e fuqishme ajri zbritëse që e ka origjinën brenda një kumulonimbusi (re stuhie) e cila, kur godet tokën me dhunë dhe përhapet jashtë - në të gjitha drejtimet - gjeneron erëra shumë të forta me pasoja shkatërruese. Janë katalogizuar tri lloje rrebeshesh zbritëse: 1) rrebesh zbritës i ngrohtë (heat burst), ai që shkakton një ngrohje të theksuar të ajrit dhe një rënie të mprehtë të lagështisë së ambientit pranë sipërfaqes së Tokës; 2) rrebesh zbritës i lagësht, i quajtur kështu sepse shoqërohet me reshje (rrebeshe stuhie). Zvarritja e ajrit të ftohtë nga pikat e shiut dhe/ose kokrrat e breshrit që bien është shkaku kryesor që gjeneron rrymën zbritëse; dhe 3) rrebesh zbritës i thatë, pa reshje. Në këtë rast të fundit, shiu, bora ose breshri avullon/sublimohet përpara se të arrijë në tokë.