rrebesh shiu

Reshje të forta, të shkurtra, që fillojnë dhe mbarojnë befas, të karakterizuara edhe nga ndryshime të shpejta në intensitetin e tyre. Rrebeshet gjenerohen nga re konvektive dhe mund të jenë shi, borë ose breshër. Madhësia e pikave, flokëve ose kokrrave të breshërit zakonisht është më e madhe se ajo e lënë nga llojet e tjera të reshjeve.

Terma të lidhur: aerosol(e)