shi acid

Shi në të cilin pikat përmbajnë acide të tretura, si pasojë e kombinimit kimik të ujit me gazet ndotëse të pranishme në ajër. Shiu acid është, pra, pasojë e ndotjes atmosferike. Mund t'i detyrohet shkaqeve natyrore (shpërthime vullkanike) ashtu edhe atyre antropogjene (emetime atmosferike). Si oksidet e azotit (NOx), ashtu edhe gaze të ndryshme që përmbajnë squfur, që vijnë nga djegia e qymyrit dhe e lëndëve të tjera djegëse fosile, kur reagojnë me avullin e ujit të pranishëm në atmosferë, krijojnë acide të ndryshme si acidi nitrik (HNO3), acidi sulfurik (H2 SO4) ose acidi sulfurik i dobët (H2 SO3), që përfundojnë të përfshira në pikat e reve dhe prej andej në hidrometeorët e ndryshëm që formohen brenda tyre. Kur shiu (ose dëbora) acid bie në sipërfaqen e Tokës, këto substanca kimike depozitohen mbi të, duke shkaktuar efekte të dëmshme në bimësi dhe një acidifikim të tokës dhe të ujit.