ngrohje globale

Një shprehje shumë e përdorur sot, që i referohet rritjes që ka përjetuar temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqen e Tokës gjatë epokës instrumentale (që nga mesi i shekullit XIX). Kjo rritje ka të bëjë kryesisht me ngritjen e përqendrimit atmosferik të gazeve serë, e cila është, nga ana e saj, pasojë e emetimeve të shkaktuara nga djegia masive e lëndëve djegëse fosile. Ndonjëherë shprehja përdoret si sinonim i ndryshimit klimatik dhe i ndryshimit global.

Terma të lidhur: dioksid karboni (CO2)