seiche
Valë stacionare që ndodhin në sipërfaqen e një liqeni ose të detit, origjina e të cilave mund të jenë lëvizje të vogla sizmike, erëra të forta ose ndryshime të papritura të presionit atmosferik. Ky fenomen valor u studiua për herë të parë në Liqenin e Zhenevës, në vitin 1890, nga hidrologu zviceran François-Alphonse Forel (1841-1912). Periudha e lëkundjes mund të variojë nga disa minuta deri në disa orë. Seiche ndodhin me një farë rregullsie në bregdetet e Mesdheut Perëndimor.