Santa Ana
Një erë shkretëtire nga verilindja, e thatë dhe shumë e ngrohtë, e mbinxehur nga efekti föhn, që fryn në jug të shtetit të Kalifornisë (SHBA) dhe në pjesën më veriore të shtetit të Baja Kalifornisë (Meksikë) ndërmjet muajve tetor dhe mars, duke arritur kulmin gjatë muajit dhjetor. Emrin e ka nga fakti se godet drejtpërdrejt në luginën e lumit Santa Ana, ku arrin intensitet të madh. Kjo erë shkaktohet nga kalimi përmbi i masës ajrore që grumbullohet në Great Basin (një rrafshinë e gjerë e vendosur ndërmjet Maleve Shkëmbore dhe Sierra Nevadës), për shkak të dominimit të presionit të lartë në atë shtrirje të gjerë të territorit amerikan gjatë kohës së përmendur të vitit.