Lips

Emri që i jepet në mitologjinë greke perëndisë së erës së jugperëndimit, i njohur edhe si Libis. Ishte era që vinte nga Libia. Në Kullën e Erërave në Athinë ai paraqitet si një i ri me krahë, pa mjekër, i veshur me tunikë, që mban në duar timonin e një varke. Në mitologjinë romake ekuivalenti i tij ishte perëndia e erës Africus (që vinte nga Afrika).