Nefelë
Emri që i jepet perëndeshës së reve në mitologjinë greke. Kjo hyjni nuk duhet ngatërruar me nimfat e reve dhe të shiut, të njohura si nephelai në Greqinë e Lashtë. Këto qenie mitologjike bënin pjesë te Okeanidet; bijat e Titanit Okeanos dhe Tetisit. Aristofani ( ca. 450-385 p.e.s.) i vendosi këto nimfa në Eter; rajoni i sipërm, mbi atmosferën dhe nën kupën qiellore.