shkalla e detit Douglas

Një shkallë numerike që klasifikon gjendje të ndryshme të detit nga 0 në 9, sipas madhësisë së valëve. U krijua nga nënadmirali anglez Sir Henry Percy Douglas (1876-1939) në vitin 1919, gjatë periudhës kur drejtoi Shërbimin Hidrografik të Marinës Mbretërore Britanike. Në skajin e poshtëm të shkallës, shkalla 0 i përgjigjet një deti të qetë ose të rrafshët, pa valë. Në skajin e sipërm, shkalla 9 i përgjigjet një deti të stërmadh (sic), me valë mbi 14 metra.

Terma të lidhur: gjendja e detit