Vorbulla polare

Një qarkullim ciklonik në shkallë të gjerë në stratosferën e poshtme që rrjedh nga perëndimi në lindje rreth një rajoni polar. Është i çiftuar me një vorbullë të vendosur poshtë, në troposferën e mesme dhe të sipërme, dinamika e së cilës modulohet nga ajo e sipërmja. Në Tokë kemi vorbullën polare Arktike dhe atë Antarktike, ku kjo e fundit është më e fuqishme dhe më e qëndrueshme se ajo Arktike. Herë pas here, vorbulla stratosferike e rajonit Arktik pëson një shpërbërje, e shkaktuar nga episode që janë quajtur ngrohje të papritura stratosferike, të shkaktuara nga depërtime ajri të ngrohtë të lidhura me valët Rossby, të cilat në hemisferën veriore nganjëherë arrijnë amplituda të mëdha. Në verën boreale, vorbulla polare Arktike bëhet dukshëm e turbullt dhe mund të zhduket madje.