cavum

Një veçori shtesë e përfshirë si risi në Atlasin Ndërkombëtar të Reve të OBM në botimin e tij të vitit 2017. Është një vrimë e përcaktuar mirë, zakonisht rrethore ose eliptike, që shpon një shtresë cirrokumulusi ose altokumulusi, duke lejtuar që përmes saj të shihet qielli blu i nivelit atmosferik të sipërm. Herë pas here, ato zgavra paraqesin forma të zgjatura dhe është e zakonshme që brenda tyre të ketë një re të vogël, të çjerrë, të gjinisë Cirrus, nga e cila varet një virga. Për ca kohë, këto vrima mahnitëse shkaktuan teori të ndryshme mbi formimin e tyre. Në vitin 2011 enigma u zgjidh, duke i lidhur shumicën e tyre me kalimin e avionëve. Një pjesë e rëndësishme e atyre shtresave të reve përbëhet nga pika uji në gjendje superftohjeje, të cilat, të nënshtruara një ndryshimi të menjëhershëm të presionit, ngrijnë menjëherë dhe precipitojnë. Kur një avion në fazën e ngritjes kalon një nga ato shtresa reje, vihet në lëvizje një proces ngrirjeje në zinxhir i atyre pikave, që rezulton në vrimë, e njohur ndërkombëtarisht edhe si hole punch cloud.