tajfun
Emri i zakonshëm që i jepet ciklonit tropikal që formohet në pjesën perëndimore të Paqësorit Verior. Ndër zonat e banuara që preken periodikisht nga tajfunet janë Japonia, Filipinet, Tajvani, brigjet e Kinës dhe Mikronezia. Në mitologjinë greke, Tifoni ishte biri i fundit i Gajas (perëndeshës nënë e Tokës), të cilin e lindi me Tartarin (perëndinë e humnerës). Emri i tij vjen nga greqishtja e lashtë Typhos, që do të thotë "tym". Ky term - i latinizuar si typhon - ndikoi nga ana e tij në një fjalë perse nga e cila rrodhën forma të ndryshme arkaike, si në kinezisht (tai fung), ashtu edhe në urdu (t.ūfān), të cilat i dhanë emrin dukurisë meteorologjike.
Terma të lidhur: Ciklon tropikal