Difuzion

Një proces fizik që zhvillohet brenda një lëngu (fluidi), me anë të të cilit përhapet një veti e caktuar e tij, ose një sasi grimcash materiale të përmbajtura brenda tij. Ndodh si në nivel molekular, ashtu edhe përmes lëvizjeve turbulente, në shkallë të ndryshme, siç ndodh në atmosferë (difuzion turbulent). Termi përdoret edhe për të iu referuar procesit që rezulton nga ndërveprimi i rrezatimit elektromagnetik me molekulat e mjedisit material që ai përshkon (për shembull, drita e diellit në atmosferë), i cili shprehet më shpesh si shpërndarje.