Indeksi i Standardizuar i Reshjeve
Indeks i standardizuar i përdorur në Klimatologji kryesisht si tregues i thatësirës, i cili për një vend të caktuar shpreh probabilitetin e ndodhjes së një sasie të caktuar reshjesh, bazuar në klimatologjinë e asaj ndryshoreje meteorologjike. Njihet ndërkombëtarisht me akronimin SPI (Standardized Precipitation Index).