presion
Madhësi fizike skalare e përcaktuar si forca e ushtruar për njësi sipërfaqeje. Ajo mat efektin deformues (ngjeshjet dhe zgjerimet në rastin e një fluidi si ajri) ose aftësinë depërtuese të një force. Njësia në të cilën shprehet në Sistemin Ndërkombëtar është paskali (Pa), që është e barabartë me presionin e ushtruar nga një forcë prej një njutoni (N) mbi një metër katror (m2) [1 Pa = 1 N/m2]. Presioni atmosferik është një nga ndryshoret meteorologjike më të rëndësishme.