shtëllungë
Një kolonë gazesh dhe grimcash të ngurta e/ose të lëngëta, zakonisht ndotëse, e emetuar në atmosferë nga një oxhak ose nga çdo pikë tjetër burimi. Burimet e emetimit mund të jenë natyrore (vullkan, zjarr pyjesh...) ose antropogjenike (zjarr ndërtese, djegie e kallamave, kullë ftohëse e një centrali termik...). Forma që merr shtëllunga varet nga kushtet meteorologjike lokale, në veçanti nga shkalla e stabilitetit ose paqëndrueshmërisë atmosferike.