shi me baltë

Shi në të cilin pikat përmbajnë një përqendrim të lartë pluhuri mineral, që vjen në pjesën më të madhe nga një zonë shkretëtire. Një pjesë e këtyre grimcave të ngurta veprojnë si berthama kondensimi mbi të cilat rriten pikat e shiut, dhe pjesa tjetër - shumica - përfshihet në to nga ajri i pluhurosur në të cilin formohen dhe bien. Të gjitha këto materiale depozitohen në tokë dhe mbi objektet që ndodhen mbi të, sapo, pas një kohe, uji i shiut avullon. Këto shira të ndyrë njihen edhe si shira balte, shira gjaku ose shira të përgjakur.

Terma të lidhur: shi gjaku