gjeoinxhinieri

Tërësi teknikash dhe teknologjish të dizajnuara për të manipuluar qëllimisht sistemin klimatik, me qëllim frenimin e ngrohjes globale. Pjesa më e madhe e metodave të zhvilluara deri tani bëjnë pjesë në dy kategori kryesore: 1) ato që synojnë të reduktojnë sasinë e energjisë diellore që hyn në sistem; dhe 2) ato që synojnë të reduktojnë përqendrimin e CO2 në atmosferë, duke rritur përthithësit neto të karbonit. Inxhinieria klimatike shihet nga shumë specialistë të shkencave atmosferike si një eksperiment në shkallë të gjerë me pasoja të paparashikueshme, gjë që ngre alarmin për rreziqet që mund të sillte zbatimi i saj në shkallë planetare.