ditët e kanikullës

Koha e vitit në të cilën zakonisht është më nxehtë. Edhese nuk ka data të caktuara në kalendar që shënojnë fillimin dhe fundin e saj, ditët e kanikullës zakonisht identifikohen me periudhën nga 15 korriku deri më 15 gusht ("Nga dita e një Virgjëreshe deri te tjetra, dielli përvëlon fort"). Fjala ka origjinën etimologjike në fjalën latine canis, që do të thotë "qen". Lindja e yllit Sirius në horizont shënonte fillimin e vërshimit të Nilit në Egjiptin e Lashtë, e cila përkonte me ardhjen e verës. Sirius është ylli më i ndritshëm i yjësisë Canis Maior (Qeni i Madh), prej nga vjen emri kurioz që i është dhënë periudhës më të nxehtë të vitit.