vetëtima e Catatumbos

Fenomen meteorologjik i veçantë me natyrë elektrike, që zhvillohet mbi një zonë të gjerë kënetore që përfshin skajin jugperëndimor të Liqenit Maracaibo dhe pellgun e poshtëm të lumit Catatumbo, nga i cili merr emrin, në Venezuelë. Është një vezullim pothuajse i vazhdueshëm rrufesh, për shkak të veprimtarisë së furishme stuhish që zakonisht ndodh në zonë.