radon

Gaz fisnik, me natyrë radioaktive, i pranishëm në atmosferë në përqendrime të vogla, bollëku më i madh i të cilit ndodh pranë tokës, në zona ku ka material shkëmbor, si graniti, që e çliron në ajër si pasojë e prishjes së radiumit, një elementi shumë radioaktiv. Radoni është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, masa atomike e të cilit është 222 dhe simboli kimik Rn. Ai është përgjegjës për një pjesë të jonizimit të ajrit që ndodh pranë tokës, si pasojë e emetimit të grimcave alfa (shumë energjike) nga prishja e tij.