pampero
Një erë e ftohtë, e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me të papritura dhe mjaft e pakëndshme, që fryn në pampat e Argjentinës dhe Uruguait. Lidhet me sistemet e presionit të ulët që kalojnë përmes rajonit të Patagonisë, në rrugën e tyre të zakonshme nga perëndimi në lindje. Pampero shpërthen me kalimin e frontit të ftohtë të një prej atyre sistemeve të presionit të ulët, dhe shoqërohet me rrebeshe me bubullima, furtuna të befasishme dhe një rënie të papritur dhe të dukshme të temperaturës.