elv

Një nga ngjarjet e katalogizuara të dritës kalimtare (TLE), që konsiston në një unazë ndriçuese gjigante, në formë torusi, që zgjerohet me shpejtësi të madhe në atmosferën e sipërme, rreth 100 km lartësi, duke arritur qindra kilometra diametër. Është e padukshme për syrin e lirë, pasi kohëzgjatja e saj është më e shkurtër se një e mijëta e sekondës. Ashtu si sprajtët, shfaqet mbi disa stuhi, njëkohësisht me goditje rrufeje re-tokë me ngarkesë pozitive.