analizë (meteorologjike/sinoptike)
Koncept i lidhur me një hartë mbi të cilën paraqiten elementët e ndryshëm meteorologjikë që karakterizojnë motin në një çast të caktuar, në zonën gjeografike që mbulon ajo hartë. Në hartat e analizës së sipërfaqes vizatohen izobaret, frontet dhe qendrat e presionit të lartë dhe të ulët.
Terma të lidhur: harta e motit