Auster

Në mitologjinë romake, perëndia e erës së jugut, ekuivalenti grek i së cilës ishte Notos. Shprehet edhe si Austros, Ostros dhe Ostria; fjalë që të gjitha e kanë origjinën te termi latin auster.