rrjedhje ujore

Pjesa e ujit që bie mbi zonat kontinentale e që rrjedh mbi terren (rrjedhje sipërfaqësore) ose nën të (rrjedhje nëntokësore), përpara se të bashkohet me një rrjedhë uji ose trup ujor që has gjatë rrugës së tij. Është një nga proceset që janë pjesë e ciklit hidrologjik.